Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese/Zaçaj:Detyrim për të gjitha pushtetet
Po mbahet ceremonia e prezantimit të Udhërrëfyesit për Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Gjatë fjalës së saj kryetarja Holta Zaçaj foli për vendimet e Gjykatës Kushtetuese teksa u shpreh se nuk janë këshilluese dhe as opsionale për t’u zbatuar, por të detyrueshme. Ajo nënvizoi se ekzekutimi i tyre është një detyrim kushtetues për të gjitha pushtetet. “Mos të harrojmë – Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë as këshilluese, as opsionale për t`u zbatuar—ato janë të detyrueshme dhe ekzekutimi i tyre përbën një detyrim kushtetues për të gjitha pushtetet”, theksoi Zaçaj. Ndër të tjera ajo u shpreh se përpjekjet për të kundërshtuar...