Ekstradohet nga Dubai Denis Bajri i ‘Metamorfozës’, akuzohet se vrau mikun e tij Gjin Boriçi me urdhër të Martinajt

Ekstradohet nga Dubai Denis Bajri i ‘Metamorfozës’, akuzohet se vrau mikun e tij Gjin Boriçi me urdhër të Martinajt

Denis Bajri një tjetër i shumëkërkuar i drejtësisë është ekstraduar pasditen e djeshme nga Dubai. Ndaj tij GJKKO ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për vrasje me paramendim në bashkëpunim, grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Denis Bajri mbërriti dje në Shqipëri rreth orës 16:30 nga Dubai pas finalizimit të operacionit “The Wanted”, dhe iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme. Sipas burimeve, mësohet se 37-vjeçari u transferua në paraburgimin 313 në Tiranë. Gjithsej ndaj tij rëndojnë 5 akuza të rënda të ngritura nga SPAK dhe që kanë të bëjnë me aktivitetin e grupit të Bajrave...