Ekstradohet nga Brazili Artef Leka, i dënuar për abuzim se*sual me të mitur
foto ilustruese TIRANË-Është ekstraduar nga Brazili drejt Shqipërisë, Artef Leka, i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej dhjetorit të vitit 2021. 67-vjeçari rezulton i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër me 26 vjet burgim, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Ngacmimi seksual”. Gjatë periudhës 2020-2021, Artef Leka ka ngacmuar seksualisht një të mitur 10-vjeçare dhe ka abuzuar seksualisht me një tjetër të mitur, 15-vjeçare. Leka, 67 vjeç u arrestua në tetor të vitit 2024 në qytetin João Pessoa të Brazilit nga Policia Federale braziliane. Njoftimi i policisë: Vijon bashkëpunimi intensiv me homologët, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”. Ekstradohet nga Brazili, 1 shtetas i dënuar me 26 vjet burgim për veprat penale “Marrëdhënia...
Burimi:
zeri.ai