Eksperti i krimit kibernetik: Kamerat e fshehta dhe videot intime – Kur teknologjia kthehet në kërcënim për privatësinë

Eksperti i krimit kibernetik: Kamerat e fshehta dhe videot intime – Kur teknologjia kthehet në kërcënim për privatësinë

Nga Nedion Marku – Ekspert i krimit kibernetik Qarkullimi i fundit i videove me përmbajtje seksuale në internet ka rikthyer në vëmendje një çështje që shkon përtej zhurmës së rrjeteve sociale: sigurinë e privatësisë në epokën digjitale. Veçanërisht shqetësues është rreziku që mund të krijohet kur pamje intime regjistrohen, ruhen ose publikohen pa dijeninë dhe pëlqimin e personave të përfshirë. Në raste të tilla, pyetja kryesore nuk duhet të jetë vetëm se kush shfaqet në video, por si janë siguruar pamjet, kush ka pasur akses në to dhe në çfarë rrethanash kanë përfunduar në internet. Nga këndvështrimi i sigurisë kibernetike, çdo dyshim për përdorimin e kamerave të fshehta kërkon verifikim të kujdesshëm. Duhet të përcaktohet nëse pajisjet kanë qenë të ligjshme, nëse regjistrimi është kryer...