Ekonomia në trend pozitiv, Këshilli Mbikëqyrës i BSH: Norma e interesit për lekun mbetet 2,75%

Ekonomia në trend pozitiv, Këshilli Mbikëqyrës i BSH: Norma e interesit për lekun mbetet 2,75%

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vlerëson se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm në mbështetjen e aktivitetit ekonomik të vendit, ndaj vendosi dje ta lërë të pandryshuar normën bazë të interesit, për lekun në nivelin 2,75%. Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko u shpreh dje në konferencën për mediet se gjithashtu mbeten të pandryshuara normat e interesit të depozitave dhe kredive njëditore, respektivisht në 1,75% dhe 3,75%. “Politika monetare do të mbështesë rritjen e ekonomisë”, tha Sejko, ndërsa evidentoi se, Këshilli Mbikëqyrës vëren se balanca e përgjithshme e presioneve afatmesme po afrohet gradualisht drejt objektivit të inflacionit 3%....

Abonohu per 1 Vit Abonohu tani per te pasur akses te plot ne leximin e lajmeve. ABONOHU
Burimi: Sot.com.al