Zbatimi i paqes fiskale, cilat janë bizneset që nuk përfitojnë

Zbatimi i paqes fiskale, cilat janë bizneset që nuk përfitojnë

Drejtoria e Tatimeve ka zbuluar cilat janë bizneset që nuk përfitojnë nga zbatimi i faqes fiskale. Në njoftimin e publikuar më herët, Drejtoria e Tatimeve shkruan se nuk përfitojnë nga fshirja/shuarja e detyrimeve subjektet që: Janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale në fushën tatimore dhe/ose doganore; Janë në proces gjyqësor ose hetimi për vepra penale tatimore dhe/ose doganore gjatë periudhës së zbatimit të ligjit; Kanë vendim gjyqësor të formës së prerë në favor të Administratës Tatimore apo Doganore për detyrimet objekt përfitimi.