Viti i artë i kajsisë në Lushnje, prodhim i bollshëm në Xibrakë, fermerët : Ka mungesë punëtorësh

Viti i artë i kajsisë në Lushnje, prodhim i bollshëm në Xibrakë, fermerët : Ka mungesë punëtorësh

Pas pesë viteve nga mbjellja, ky është viti i parë që plantacionet me kajsi në Xibrakë të Lushnjës, kanë prodhim të bollshëm. Duke qenë se çmimet këtë vit janë të larta edhe kajsia nuk bën përjashtim. Çmimi i një kg me kajsi fillimisht u shit 500 lekë, më pas ra në 300 lekë për kg me shumicë. Megjithatë sipas kultivuesve, ky çmim ka justifikuar kostot e tyre të punës. Gjithçka që këta fermerë kanë arritur është falë punës së tyre familjare. Pa subvencione dhe pa ndihmën e shtetit, fermerët e zonës kodrinore të Xibrakës ankohen vetëm për mungesë e krahut të punës. Sot në vjeljen e frutave punon mosha e tretë të cilët paguhen dy mijë lekë për ditë pune. Megjithatë frutikultura e cila zhvillohet...