“TID po na lë pa shtëpi”/ Projekti në qendrën historike të Durrësit, banorët akuzojnë për mungesë transparence

“TID po na lë pa shtëpi”/ Projekti në qendrën historike të Durrësit, banorët akuzojnë për mungesë transparence

Pasiguria dhe mungesa e informacionit për fatin e banesave të tyre ka nxjerrë sërish në protestë banorët e qendrës historike të Durrësit. Mesditën e kësaj të marte, një përfaqësi e tyre u mblodh para Bashkisë, duke kërkuar takim me kryetaren për sqarime mbi zhvillimet e fundit të projektit TID për rijetëzimin e zonës historike. Banorët shprehen se prej muajsh jetojnë në ankth dhe pa informacion të qartë për pronat e tyre, ndërsa pretendojnë se në projekt po bëhen ndryshime pa praninë e tyre. Pasi nuk u pritën nga përfaqësues të bashkisë, banorët paralajmëruan se do të rikthehen sërish nesër para Bashkisë për të ngritur zërin mbi këtë projekt që cenon pronat dhe jetët e tyre. Projekti për rijetëzimin e qendrës historike të Durrësit lidhet me...