Tensionet gjeopolitike/ KE: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet gjatë viteve 2026-2027
Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet gjatë këtyre dy viteve (2026-2027), për shkak të pasigurive globale dhe rritjes së çmimeve të energjisë, të cilat po shtojnë presionet mbi aktivitetin ekonomik. Ky është vlerësimi i fundit i Komisionit Evropian në ‘Raportin Ekonomik të Pranverës’. “Si një ekonomi e vogël dhe e hapur, Shqipëria përballet me rreziqe të jashtme që burojnë nga pasiguria globale dhe tensionet gjeopolitike, të cilat pritet të ndikojnë te rritja përmes partnerëve kryesorë tregtarë në BE. Progresi në negociatat për anëtarësimin në BE përfaqëson një mundësi pozitive për rritjen ekonomike, përmes përmirësimit të klimës ekonomike”, thuhet në raport. Ekonomia thuhet në raport gjatë 2026-ës dhe 2027-ës nuk do të ketë rritje më shumë se 3.3%, si dhe pritet një ngadalësim i sektorit të turizmit, ndërsa...
Burimi:
javanews.al