Tatimet kundër qeverisë: Të shqetësuara se paqja fiskale mund të përdoret për pastrim parash
Teksa paqja fiskale ka nisur më në fund zbatimin, pas miratimit të udhëzimeve, tatimet kanë publikuar një njoftim ku ndêr të tjera paralajmërojnë kontrolle për të parandaluar çdo tentativë abuzimi apo përdorimi të kësaj nisme për pastrim parash. Më herët edhe Agjencia e Inteligjencës financiare ndau të njëjtin shqetësim në një shkresë dërguar grupeve të interesit. Në një shkresë që u është dërguar subjekteve që raportojnë pranë saj, Agjencia e Inteligjencës Financiare, që është institucioni i cili shtron funksionet e autoritetit përgjegjës në përputhje me ligjin nr. 9917/2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” i ndryshuar, ka paralajmëruar që të kenë kujdes me zbatimin e ligjit Nr. 84/2025 “Për marrëveshjen e paqes fiskale”. AIF ka informuar të gjitha subjektet, se ligji “Për marrëveshjen e...
Burimi:
syri.net