Taksa e re e pronës, si do të llogaritet fatura dhe kush përfiton uljen 50% për banesën e parë
Nga viti 2029 pritet të nisë zbatimin taksa e re për ndërtesat, që do të ndryshojë formulën e llogaritjes për detyrimin dhe shkallët e saj. Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë shpjegon për “Monitor” në detaje formulën e re të llogaritjes, mënyrën e vlerësimit të pronave dhe mekanizmat mbrojtës të parashikuar në projektligj. Për herë të parë parashikohen lehtësi për banesën e parë, ndërsa zgjerohet edhe baza e tatueshme duke përfshirë kategori pronash që deri më sot nuk janë taksuar, trojet apo parcelat bujqësore. Së pari, çfarë ndryshimesh pritet të sjellë projektligji për taksimin e pasurive të paluajtshme? Cilat janë kategoritë e pronave që do të përfshihen? Projektligji “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme” synon të krijojë një kuadër të ri dhe të konsoliduar...
Burimi:
javanews.al