Studimi/ Afro 59% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot një shpenzim të papritur! Remitancat i ‘shpëtojnë’ nga…
Një faturë e papritur, humbja e vendit të punës apo një emergjencë shëndetësore mund të mjaftojë për të tronditur financat e shumicës së familjeve shqiptare. Të dhënat e një studimi të kryer nga Elona Dushku nga Departamenti i Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë tregojnë se rreth 59% e familjeve në vend klasifikohen si financiarisht të brishta, duke mos pasur kursime për të përballuar ‘surpriza’ të papritura ekonomike. “Gjetjet tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e individëve, ndonëse mund të mbulojnë shpenzimet e përditshme, nuk zotërojnë rezerva likuide të mjaftueshme për të administruar luhatjet e papritura negative”, thuhet në studim. Më tej theksohet se ‘brishtësia financiare’ nuk lidhet vetëm me nivelin e të ardhurave, por arsimi është një faktor kryesor me ndikim, pasi niveli i ulët...
Burimi:
sot.com.al