Skandali i Aeroportit të Vlorës në dyert e Brukselit, si po rrezikon konflikti i pronësisë dhe drejtësia e çalë…

Skandali i Aeroportit të Vlorës në dyert e Brukselit, si po rrezikon konflikti i pronësisë dhe drejtësia e çalë…

Një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës në Shqipëri po kthehet në një çështje me jehonë ndërkombëtare, pasi konflikti për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës është bërë pjesë e një artikulli të zgjeruar të “Eureporter” ku ngrihen pikëpyetje mbi sigurinë juridike, trajtimin e investimeve të huaja dhe funksionimin e institucioneve shqiptare.  Sipas artikullit, mosmarrëveshja mbi aeroportin po shihet si një test për besueshmërinë institucionale të Shqipërisë në një moment kur Tirana synon të përshpejtojë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian deri në vitin 2030. Projekti, i cilësuar nga qeveria si strategjik për zhvillimin ekonomik dhe turizmin, mbetet ende i papërfunduar, ndërsa konflikti mes aksionarëve ka kaluar në një përplasje të gjatë ligjore. Artikulli ngre shqetësimin se një situatë e tillë mund të shihet në Bruksel...