“Sigurimi nga katastrofat prioritet”, Ibrahimaj: Nevojiten politika afatgjata, fokusi jo vetëm tek buxheti i shtetit
Shqipëria mbetet një nga vendet më të ekspozuara ndaj fatkeqësive natyrore në Europë, ndërsa niveli i sigurimit vijon të jetë i ulët. Në konferencën ndërkombëtare për menaxhimin e rreziqeve nga katastrofat natyrore, ekspertë dhe përfaqësues institucionesh ngritën shqetësimin për mungesën e mekanizmave të qëndrueshëm financiarë në Shqipëri. “Ne nuk duhet të përqendrohemi te politikat afatshkurtra apo afatmesme. Qeveritë duhet të përqendrohen te politikat afatgjata, të cilat ruajnë stabilitetin dhe sigurinë ekonomike, stabilitetin fiskal dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të vendit”, u shpreh ministrja Ibrahimaj. “Duhet ta pranojmë se mekanizmat financiarë janë ende të papërgatitur për përballimin e katastrofave dhe mbeten akoma shumë të kufizuar. Në shumë raste, kryesisht vendi mbështetet në rialokimet buxhetore, huamarrja apo ndihma e donatorëve kur ndodhin fatkeqësitë, prandaj forcimi i kulturës së sigurimit...
Burimi:
top-channel.tv