Shqipëria ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie

Shqipëria ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie

Në Shqipëri, në vitin 2024 në institucionet publike të shërbimit spitalor, ishin në dispozicion 8,911 shtretër, sipas të dhënave që janë bërë publike nga INSTAT. Në krahasim me popullsinë e atij viti, prej 2.39 milionë banorë, në vend ka 372 shtretër për 100 mijë banorë. Duke i krahasuar këto të dhëna më shifrat e fundit të publikuara nga Eurostat, që nuk e përfshijnë Shqipërinë, rezulton se në raport me shtetet e tjera të Europës, apo dhe rajonit, vendi ka më pak shtretër në raport me popullsisë se mesatarja e Bashkimit Europian prej 507 shtretër për 100 mijë banorë dhe mbetet pas shumë vendeve, përfshirë dhe ato të rajonit, për të cilat ka të dhëna. Rekordin në rajon e ka Serbia (606 shtretër) e ndjekur nga...