Shpallet fituesi për ndërtimin e aksit rrugor Milot-Balldren, Karakaçi: Projekti do të kryhet brenda afateve të përcaktuara në kontratë
Është shpallur fituesi për ndërtimin e aksit rrugor Milot-Balldren, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. Sipas Karakaçit, ky është një projekt i shumëpritur nga banorët e zonës dhe do të sjellë lehtësim të ndjeshëm të trafikut në këtë segment rrugor. “Ky është një aks rrugor i shumëpritur nga banorët dhe do të sjellë lehtësimin e trafikut në këto zona. Procedura nuk ka qenë e lehtë, pasi ka pasur disa tentativa të mëparshme, të cilat kanë rezultuar të pasuksesshme. Do të angazhohem personalisht që fillimi i ndërtimit të kësaj rruge të kryhet sa më shpejt dhe projekti të realizohet brenda afateve të përcaktuara në kontratë”, tha ministri. Fjala e plotë: Kam kënaqësinë t’ju informoj...
Burimi:
top-channel.tv