Shpallen fituesit e Grant 2026, Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Shpallen fituesit e Grant 2026, Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

U shpallën sot startup-et fituese dhe inkubatorët/akseleratorët që do të përfitojnë mbështetje financiare në kuadër të programit Grant 2026 të Innovation4Albania. Gjatë ceremonisë, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi se ndërtimi i një ekonomie moderne nis nga mbështetja e të rinjve që zgjedhin të zhvillojnë idetë e tyre në Shqipëri. “Unë kam dashur ta quaj fjalimin tim “Ta ndërtosh Shqipërinë”, të ndërtosh në Shqipëri nga Shqipëria pasi unë mendoj që ky nuk është një slogan patriotik, politik por është ajoi çka përfaqëson çdo të ri dhe të re. Çdo njeri që ka vendosur dhe ka guxuar të ndërtoj një sipërmarrje dhe të çoj përpara një ide dhe me bindjen që kjo ide do të mbështesë ekonominë shqiptare, që do ta transformojë në një...