Rritet çmimi i bukës në qytetin e Korçës, arrin në 150 lekë

Rritet çmimi i bukës në qytetin e Korçës, arrin në 150 lekë

Çmimi i Bukës në qytetin e Korçës ka pësuar një rritje të ndjeshme. Sipas qytetarëve, buka disa ditë më parë ka kushtuar rreth 120 lekë, ndërsa sot çmimet variojnë nga 140 deri në 150 lekë, përfshirë edhe ato masive. Konsumatorët pranojnë se janë përballur me një fillim të papritur të kostos në dyqanet që blejnë bukë. “120 e mora dje, 140 e mora sot. Ndaj po shikoja lekët. Unë nuk e dija, tani vajta për herë të parë. Më parë e merrja me 120 lekë. E përballojmë, se përballojmë, por do e marrim se s’bën”, është shprehur një qytetar. Sakaq, një qytetar tjetër është shprehur se mielli nuk është rritur, ndërsa buka po, sipas tij ka pasur një rritje të pashpjegueshme. “120 lekë tani e...