Rriten rimbursimet e TVSH, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i ktheu bizneseve 253 mln euro gjatë vitit 2025

Rriten rimbursimet e TVSH, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i ktheu bizneseve 253 mln euro gjatë vitit 2025

Bizneset nën regjimin e TVSH-së kanë marrë mbrapsht nga buxheti i shtetit 25,3 miliardë lekë apo afro 253 milionë euro në formën e rimbursimit vitin që lamë pas. Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2025, janë rimbursuar në total (FIFO + Këste) rreth 13.1 % më shumë se në 2024, apo 30 milionë euro. Konkretisht janë miratuar dhe rimbursuar 1649 kërkesa të trajtuara sipas metodës FIFO (nga 1601 kërkesa të pranuara në 2024), me një rritje në numër rreth 2.93 % krahasuar me 2024. Ndërsa në total janë regjistruar janë regjistruar 2,740 kërkesa për rimbursim. Të gjitha kërkesat FIFO të miratuara për periudhën Janar – Dhjetor 2025 janë rimbursuar në kohë. Pjesa më e madhe vlerës...