“Rrezikojmë një rënie të dytë të “piramidave” në Shqipëri”, Buxhuku: Mund të shkojmë në krizën e ’97-ës!

“Rrezikojmë një rënie të dytë të “piramidave” në Shqipëri”, Buxhuku: Mund të shkojmë në krizën e ’97-ës!

Kreu i “Konfindustria”, Gjergj Buxhuku, i ftuar në një studio televizive ka paralajmëruar për një situatë tepër të rrezikshme ekonomike në Shqipëri, në kushtet e krizës energjetike dhe rritjes së çmimeve pas tensioneve në Iran dhe bllokimit të Ngushticës së Hormuzit. Sipas Buxhukut, Shqipëria ndodhet në një pozitë më të brishtë se vendet e tjera të NATO dhe nuk duhet të mbështetet te aleatët për stabilitet ekonomik. “Ideja është që nuk duhet të kthehemi në barrë të NATO-s. Duhet të prodhojmë stabilitet vetë, jo të mbajmë shpresa se do na mbajnë të tjerët kur nuk mbajmë dot veten,” u shpreh ai. Ai kritikoi mungesën e reagimit nga autoritetet shqiptare në krahasim me vendet e tjera, të cilat sipas tij kanë ndërmarrë masa konkrete që në...