Rekord nga turistët në vitin 2025, 5.27 miliardë euro të ardhura vetëm nga ky sektor
Turizmi shqiptar është kthyer në një nga kontribuesit kryesor në ekonominë e vendit në vitin 2025 duke arritur rekord në gjysmë dekadën e fundit. 5.27 miliardë euro sollën 12.5 milionë turistë një vit më parë, nga 4.99 miliardë euro në vitin 2024. Është natyra, deti, imazhi gjithnjë e në rritje i Shqipërisë në hartën turistike të Evropës që po tërheq më shumë të huaj. Por përtej numrave rekord, sa po shpenzojnë realisht turistët në Shqipëri? Një i huaj në 2025 shpenzoi mesatarisht 403 euro nga 430 euro në vitin 2024. Tregues që vë në dukje që turistët ishin më dorështrënguar përballë çmimeve më të rritura. Nga ana tjetër bilanci i udhëtimeve tregon se edhe shpenzimet e shqiptarëve nuk mbeten pas. Në vitin 2025 ato arritën...
Burimi:
top-channel.tv