Regjistër elektronik për koncesionet dhe PPP-të, pagesat për kontratat do të bëhen publike
Qeveria synon të rrisë transparencën mbi kontratat e koncesioneve dhe partneriteteve publik-private (PPP) përmes krijimit të një regjistri elektronik kombëtar. Në sistemin e ri pritet të publikohen të dhëna të detajuara për çdo kontratë, nga lloji dhe kohëzgjatja, deri te tarifat, pagesat dhe afatet e përfundimit. Nisma parashikohet në projektvendimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit “Për miratimin e rregullave për përmbajtjen dhe formën e regjistrit elektronik të koncesioneve dhe partneritetit publik-privat”, i cili synon të krijojë një bazë të unifikuar të dhënash për monitorimin dhe vlerësimin e ndikimit të koncesioneve në ekonomi. Sipas relacionit që shoqëron projektvendimin, aktualisht informacioni mbi kontratat e koncesioneve dhe PPP-ve administrohet në mënyrë të fragmentuar nga autoritetet kontraktuese, pa ekzistuar një sistem të vetëm kombëtar që garanton standardizimin e...
Burimi:
sot.com.al