Qeveria miraton 870 milionë lekë kompensim për pronarët e prekur nga ndërtimet e legalizuara në 16 zona

Qeveria miraton 870 milionë lekë kompensim për pronarët e prekur nga ndërtimet e legalizuara në 16 zona

Këshilli i Ministrave miratoi fondin për kompensimin financiar për pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet e legalizuara në disa qarqe të vendit, në kuadër të procesit të përfundimit të legalizimeve. Vendimi është marrë në mbështetje të ligjit për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë dhe propozohet nga Kryeministri. Sipas aktit të miratuar, vlera e përgjithshme e kompensimit financiar arrin në 870.762.086,47 lekë dhe mbulon një sipërfaqe totale prej 85.140,35 metrash katrorë tokë të prekur nga ndërtimet e legalizuara. Përfitues janë pronarët e pasurive në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë, Elbasan, Fier, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Pogradec, Sarandë, Gjirokastër, Kukës, Lushnjë, si dhe zonat e stimuluara dhe njësitë rurale të Tiranës. Sipas vendimit, kompensimi financiar do të...