Protesta që sfidon Ramën po lë gjurmë në ekonomi: Baret fitojnë, koncertet dhe delivery humbasin

Protesta që sfidon Ramën po lë gjurmë në ekonomi: Baret fitojnë, koncertet dhe delivery humbasin

Çdo mbrëmje pas orës 18:00, mijëra të rinj zbresin në qendër të Tiranës. Ata nuk sjellin vetëm pankarta dhe slogane. Sjellin uri, etje, nevojë për transport, flamuj, bluza, postera dhe përmbajtje për TikTok. Ashtu si çdo grumbullim masiv njerëzish, protesta po krijon një zinxhir të vogël ekonomik që po përfiton nga prania e turmës. Fituesit e parë duket se janë baret, kafenetë dhe piceritë rreth qendrës. Ndryshe nga protestat tradicionale, ku pjesëmarrësit largohen menjëherë pas tubimit, pjesa më e madhe e protestuesve të “Flamingo Revolution” janë të rinj që qëndrojnë në zonë para dhe pas aktivitetit. Për shumë prej tyre, protesta është kthyer në një ritual mbrëmjeje që shoqërohet me konsum. Biznese pranë sheshit po raportojnë rritje të fluksit gjatë orëve të mbrëmjes. Sipas përfaqësuesve...