Privatizimi i banesave shtetërore, pritet të përfitojnë mbi 2 mijë familje, përcaktohen ndryshimet e reja
Mbi 2 mijë familje në rang vendi pritet të përfitojnë nga privatizimi i banesave shtetërore. Me ndryshimet e reja të miratuara nga qeveria janë zgjeruar dhe kategoritë përfituese, lehtësuar dokumentacionet si dhe për të përshpejtuar mbylljen e dosjeve të vjetra edhe për të zgjidhur rastet që kanë mbetur pezull prej vitesh. Një nga ndryshimet kryesore lidhet me mënyrën e llogaritjes së sipërfaqes “mbi normë”. Deri tani, sipërfaqja shtesë mbi normat e strehimit paguhej me çmimin e tregut, ndërsa me vendimin e ri ajo do të llogaritet mbi bazën e “kostos aktuale të ndërtimit”. Në praktikë kjo pritet të ulë ndjeshëm faturën për familjet që disponojnë apartamente më të mëdha se norma e përcaktuar. Vendimi i ri synon të zgjidhë edhe problemet me banesat që nuk...
Burimi:
top-channel.tv