Prishja e rrugës izolon Voskopojën/ Operatori turistik: Kemi zero rezervime, po shkojmë drejt falimentimit

Prishja e rrugës izolon Voskopojën/ Operatori turistik: Kemi zero rezervime, po shkojmë drejt falimentimit

Bllokimi i aksit rrugor Korçë-Ersekë ka zhytur në një krizë të thellë turizmin në Voskopojë, një nga destinacionet më të dashura malore në Shqipëri. I ftuar në ‘Kush Paguan’ në SYRI TV me gazetaren Klaudia Karabolli, operatori turistik në Voskopojë, Anton Falo, u shpreh se situata aktuale është alarmante, me anulime masive dhe ndërprerje totale të rezervimeve të reja, duke ngritur frikën për një kolaps të afërt ekonomik dhe falimentim. "Fundjava që kaloi kishim rreth 70-80% anulime, qoftë në hotel, qoftë në restorant. Ndërsa për javën që vjen, nuk kemi absolutisht asnjë rezervim. Asnjë telefonatë, asgjë. Jemi komplet pa dhoma, pa turistë," pohoi ai, duke u shprehur për një panoramë të zymtë të fshatit turistik të kthyer në një ‘fshat fantazmë’. Anton Falo: Fundjava që...