Pesë miliardë euro kredi për prona, bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme
Gati 5 miliardë euro. Kaq ka arritur vlera e kredive që bankat në Shqipëri kanë dhënë për blerjen dhe investimin në pasuri të paluajtshme. Shifra është rritur në nivele rekord dhe sot më shumë se gjysma e portofolit të kredisë, rreth 52%, lidhet me sektorin e pronave. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se tregu imobiliar po mbetet destinacioni kryesor i financimit bankar, duke zënë peshën më të madhe në huadhënie. “Huaja për blerje banesash për individët zë peshën më të madhe ndaj totalit të portofolit të kredisë me 26.8%, pasuar nga huaja për pasuri të paluajtshme nga biznesi me 24.3%, overdraft-i dhënë bizneseve me 13.3%, dhe kredia për blerje pajisjesh me 11.6% të totalit”, shkruhet në raportin e mbikëqyrjes së BSH. Ky është...
Burimi:
javanews.al