Pas 13 vitesh në pushtet, Rama zbulon se Kadastra është bërë makth, ja tarifat e korrupsionit në Hipotekë, roli i…

Pas 13 vitesh në pushtet, Rama zbulon se Kadastra është bërë makth, ja tarifat e korrupsionit në Hipotekë, roli i…

Në vitin e 13-të të qeverisjes së tij, kryeministri Edi Rama duket se dje ka bërë një zbulim të vonuar: Kadastra paska qenë një makth. Lajmi i mirë, sipas tij, është se tani ky makth do të marrë fund. Gjatë aktivitetit të Javës së Administratës Publike, kryeministri Rama premtoi se shërbimet do të përmirësohen falë sistemit dhe digjitalizimit, duke theksuar se “mund të ndërrosh sa kryeministra të duash, por përmirësimet vijnë nga sistemi”. Një deklaratë që ngre një pyetje të thjeshtë: nëse problemi ishte sistemi, kush e ndërtoi dhe e drejtoi atë gjatë këtyre 13 viteve?Kadastra ka qenë prej vitesh një nga institucionet më të kritikuara nga qytetarët, me ankesa për vonesa, mbivendosje pronash, burokraci dhe korrupsion. Megjithatë, vetëm tani, në mandatin e katërt, qeveria...