Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë
Sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Europa do të përballet me një periudhë rritjeje ekonomike të ngadaltë gjatë pjesës së mbetur të dekadës. Zona euro pritet të rritet me një mesatare prej vetëm 1.2% në vit në periudhën 2027–2031, ndërsa Bashkimi Europian me rreth 1.4%, shumë më pak se mesatarja globale prej 3.2%. Megjithatë, disa ekonomi më të vogla europiane pritet të kenë ritme dukshëm më të larta. Në krye të renditjes është Malta, me një rritje mesatare prej 3.96% në vit, e ndjekur nga Kosova me 3.95%. Ukraina renditet e treta me 3.78%, me pritshmëri që rimëkëmbja të mbështetet nga procesi i rindërtimit pas luftës. Serbia pritet të rritet me 3.52% në vit, e nxitur nga investimet e mëdha publike dhe përgatitjet për Expo...
Burimi:
sot.com.al