“Paqja” në tregun e karburanteve zgjati pak, nafta i afrohet 200 lekëve

“Paqja” në tregun e karburanteve zgjati pak, nafta i afrohet 200 lekëve

Çmimet e karburanteve në Shqipëri janë rritur sërish, në më pak se një muaj pas heqjes së Bordit të Transparencës. Një litër naftë po shitet në pikat e karburanteve për 198 lekë, ndërsa benzina për 188 lekë për litër. Mira Pogaçi, Drejtoresha e Bashkimit Tregtar Shqiptar, shprehet: “Çmimi i karburanteve në Shqipëri ndikohet pothuajse tërësisht nga tregjet ndërkombëtare, pasi vendi ynë mbulon nevojat kryesisht përmes importeve. Sa herë që krijohen tensione gjeopolitike ose pasiguri për furnizimin me naftë, bursat reagojnë menjëherë me rritje të çmimeve. Ky efekt transmetohet në një kohë shumë të shkurtër edhe në tregun shqiptar dhe përkthehet në një kosto më të lartë për konsumatorët.” Tensionet e rindezura në Lindjen e Mesme kanë shtyrë lart çmimin e naftës në bursat ndërkombëtare, ndërsa...