Paqja Fiskale mbyll fazën e parë, 19 biznese arrijnë marrëveshje me Tatimet
Faza e parë e procesit të Paqes Fiskale ka përfunduar me 19 marrëveshje të arritura mes bizneseve dhe administratës tatimore. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, gjatë kësaj periudhe janë paraqitur 62 aplikime, ndërsa nuk është evidentuar asnjë rast i dyshuar për pastrim parash. Procesi i Paqes Fiskale është konceptuar si një mundësi për bizneset që të formalizojnë të ardhurat dhe aktivitetin e tyre, përmes një procedure vullnetare që shoqërohet me lehtësi fiskale. Në kuadër të kësaj skeme, subjektet përfitojnë edhe nga aplikimi i një norme tatimi stimuluese prej 5%. Sipas Tatimeve, synimi i kësaj nisme është rritja e transparencës në treg, forcimi i konkurrencës së ndershme dhe afrimi i praktikave fiskale me standardet europiane. Bizneset që nuk kanë aplikuar...
Burimi:
sot.com.al