“Paqja Fiskale 2026”, Tatimet apel biznesit: Afati i fundit zyrtar për dorëzimin e kërkesës deri më 5 qershor 2026
Administrata Tatimore Shqiptare ka hapur zyrtarisht procesin e aplikimeve për lidhjen e Marrëveshjes së Paqes Fiskale për vitin tatimor 2026, një mundësi kjo që u drejtohet personave fizikë dhe entiteteve juridike që dëshirojnë të rregullojnë apo rideklarojnë pozicionet e tyre financiare. Procesi, i cili zhvillohet tërësisht online përmes platformës elektronike “e-filing”, ka nisur më datë 15 Maj dhe do të qëndrojë i hapur deri në fillim të muajit të ardhshëm. Ky hap bazohet në zbatimin e Ligjit nr. 84/2025 “Për marrëveshjen e paqes fiskale”, duke synuar rritjen e pajtueshmërisë vullnetare dhe formalizimin e elementeve të veçanta të aktiveve dhe kapitaleve të bizneseve. Kush përfiton? Kushtet e pranimit në marrëveshje Të drejtën për të dorëzuar kërkesën e kanë të gjithë tatimpaguesit që janë subjekt i Tatimit...
Burimi:
javanews.al