Pagat rriten, puna ngadalësohet/ Të ardhurat rriten, por të rinjtë hasin më shumë vështirësi për punësim, 16.9% të papunë

Pagat rriten, puna ngadalësohet/ Të ardhurat rriten, por të rinjtë hasin më shumë vështirësi për punësim, 16.9% të papunë

Pagat po rriten por jo domosdoshmërish edhe mundësitë për punë. Kjo është pasqyra që na ofrojnë treguesit më të fundit të publikuar nga INSTAT, ku krahas rritjes së pagave vihet re se shqiptarët kryesisht të rinjtë vazhdojnë të përballen me vështirësi për t’u integruar në tregun e punës. Paga mesatare mujore bruto në tremujorin e parë të vitit 2026 arriti në 90 mijë e 119 lekë duke shënuar një rritje prej 9.6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në shtet ky tregues arrinte në 105 mijë e 390 ndërsa në privat 83 mijë e 912 lekë. Megjithatë rritja e pagave nuk po shoqërohet me të njëjtin ritëm në treguesit e punësimit. Në tremujorin e parë të vitit, shkalla e...