“Nuk kemi prodhim”/ Dëme kolosale në Maliq nga farat e skaduara, fermerët: I bëj thirrje shtetit të na dëmshpërblejë
Dhjetëra hektarë me patate rezultojnë të dëmtuara, ndërsa fermerët e Maliqit denoncojnë se fara që kanë blerë tek tregtarët vendas ka qenë e skaduar. Sipas tyre, mbi 70 deri në 80 për qind e sipërfaqeve të mbjella nuk kanë mbirë, ndërsa pjesa tjetër ka dalë e kalbur dhe jashtë çdo standardi. Në parcelat ku fermerët prisnin prodhim të bollshëm, sot shihen vetëm bimë të dëmtuara. Ata thonë se dëmi shkon në miliona lekë dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente nga shteti. “Kam 25 vite që punoj me këtë farë patateje dhe s’na ka dhënë asnjëherë këtë problem. Une e blej tek një dyqan bujqësor në Lumas por ai e merr tek importuesit në Tiranë se fara vjen nga jashtë. 75 për qind nuk ka mbirë fare, edhe...
Burimi:
sot.com.al