Nisin subvencionet në Korçë/ Skemat e reja ndryshojnë kriteret, fermerët përballen me sfida të reja

Nisin subvencionet në Korçë/ Skemat e reja ndryshojnë kriteret, fermerët përballen me sfida të reja

Fermerët e Korçës ashtu si në gjithë vendin mund të jenë përfitues pas hapjes së fazës së  aplikimeve për 12 skemat kombëtare të mbështetjes. Teksa interesi ka nisir që në ditët e para ky  proces pritet të ndryshojë hartën e përfituesve në një qark ku vitet e kaluara mbi 10,800 fermerë merrnin naftë falas, ndërsa 3,000 deri në 4,000 të tjerë përfitonin nga skemat e blegtorisë apo bletarisë. Ndryshimi më i madh këtë vit prek pikërisht skemën e tokës, ku nafta zëvendësohet me para në dorë, por pragu i përfitimit rritet në 3 hektarë sipërfaqe. Për shkak të copëtimit të tokave në Korçë, që ky numër fermerësh të mos ulet, atyre u duhet të bashkohen me kontrata zyrtare. Nga ana tjetër, ulja e kritereve pritet...