Propozimi për Reformën Territoriale/ PS nis konsultimet për hartën e re, mazhoranca u dërgon draftin bashkive
Teksa në të gjitha qytetet që preken nga reforma e re territoriale kanë nisur protestat kundërshtuese, Partia Socialiste u ka dërguar bashkive projektligjin për ndarjen e re administrative të njësive të qeverisjes vendore. Në shkresën e dërguar kërkohet që kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë të paraqesin mendimin e tyre në lidhje me propozimin, duke argumentuar qëndrimin kundër apo qëndrime alternative. Po ashtu, bashkitë kanë 60 ditë kohë nga marrja e kësaj kërkese për të organizuar dëgjesa me qytetarët për informimin dhe konsultimin me ta. Projektligji propozon 46 bashki dhe 12 qarqe, të organizuara në skemën bashki-qytet, njësi administrative ku bashkia do të përbëhet nga qytetet, ndërsa qyteti përbëhet nga njësitë administrative dhe fshatrat, dhe do të shërbejë si njësi funksionale e planifikimit, përfaqësimit dhe...
Burimi:
sot.com.al