Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Nga prodhues në konsumatorë… Migrimi nga fshati drejt qytetit po cenon garantimin e furnizimit me ushqime
Nga prodhues në konsumatorë… Migrimi nga rrethet drejt Tiranës po cenon garantimin e furnizimit me produkte ushqimore të shqiptarëve. Çrregullimet demografike të cilat po rrisin varësinë nga importi vlerësohen si një nga kërcënimet më të mëdha për Shqipërinë në pesë vitet e ardhshme. “Imigrimi i brendshëm, veç krizës demografike po prodhon më pak fermerë e më shumë qytetarë duke realizuar kështu për fatin e keq ciklin “nga prodhues në konsumatorë”. Kjo situatë ka ardhur sa nga politikat neglizhente të qeverisë, aq edhe nga korrupsioni endemik që ka përfshirë vendin”, thotë për A2 Edison Zaçaj, pedagog në fushën e financë-kontabilitetit. Vetë qeveria pranon në strategjinë e re të sigurisë se emigracioni, veçanërisht te të rinjtë nuk po ka të ndalur. Sipas institucioneve që kanë hartuar dokumentin...