Nga dadot te kuzhinierët, ja cilët të huaj po punësohen masivisht në Shqipëri

Nga dadot te kuzhinierët, ja cilët të huaj po punësohen masivisht në Shqipëri

Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj, të cilët arrijnë në mbi 22 mijë deri në qershor 2026, nga 18 mijë që ishte numri i tyre deri në dhjetor 2025. Konkretisht, sipas të dhënave të Regjistrit Elektronik për të Huajt (FER), dhënë për Monitor nga Policia e Shtetit, numri i të huajve të punësuar në vend arriti në 22,693 shtetas deri më 30 qershor 2026. Nga totali i tyre, të pajisur me leje unike si punëmarrës janë 20 332 shtetas të huaj, ndërsa 2,361 shtetas të huaj janë të regjistruar me leje unike si të vetëpunësuar. Numrin e të huajve të pajisur me leje unike si punëmarrës e kryesojnë shtetasit nga Filipinet, India dhe Egjipti. Këto vende kanë së bashku 10 258...