Nga biznesi dhe llogari të tjera/ Maji i 2026-s regjistron rritje të pazakontë të depozitave në euro me 218 mln €

Nga biznesi dhe llogari të tjera/ Maji i 2026-s regjistron rritje të pazakontë të depozitave në euro me 218 mln €

Depozitat në banka në vend kanë shënuar një rritje të fortë në muajin maj, të ndikuar nga bizneset dhe llogaritë e tjera, të dyja në euro. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të prillit, depozitat në lekë të individëve, bizneseve e institucioneve të tjera në banka kanë arritur në 751.6 miliardë lekë, me një rritje prej 13.9 miliardë lekë, ose 1.9%, duke shënuar të dytin muaj radhazi me zgjerim, pas një fillimi të dobët. Me bazë vjetore (maj 2026/maj 2025), kursimet në monedhën vendase janë shtuar me 107 miliardë lekë, ose 16.5%. Përmirësimi i depozitave në maj është ndikuar më pak nga individët, dhe kryesisht nga bizneset, sidomos korporatat financiare dhe jo financiare. Rritje e fortë e depozitave në valutë, nga biznesi...