Nepotizmi përballë ligjit, beteja e humbur e investitorëve nga diaspora

Nepotizmi përballë ligjit, beteja e humbur e investitorëve nga diaspora

Anëtarët e diasporës shqiptare, ndonëse me dëshirë të madhe për të kontribuar financiarisht në vendin tonë, po përballen me një klimë investimesh që bazohet të lidhjet nepotike dhe jo në ligj. Sipas gjetjeve, nga një studim i fundit IOM mbi “Sfidat dhe mundësitë e integrimit të emigrantëve të kthyer” shihet se proceset burokratike dhe mungesa e instrumenteve financiare po kthehen në barriera të pakapërcyeshme për kapitalin e huaj. Shërbimet e riintegrimit mbeten të fragmentuara, të pafinancuara dhe, shpesh, të pakoordinuara, duke i lënë veçanërisht grupet në nevojë në situatë jo të favorshme. Shumë të kthyer përballen me papunësi, margjinalizim dhe vështirësi në njohjen e kualifikimeve të tyre. Disa anëtarë të diasporës kanë shprehur rezerva të forta lidhur me garancitë ligjore në vend. Një investitorë nga...