“Ne nuk dëmshpërblehemi, plus çmimet e shtrenjta”/ Fermerët e Maliqit reduktojnë mbjelljet, shkak kostot e larta

“Ne nuk dëmshpërblehemi, plus çmimet e shtrenjta”/ Fermerët e Maliqit reduktojnë mbjelljet, shkak kostot e larta

Ulen sipërfaqet e mbjella me kulturat bujqësore në fushën e Maliqit, një nga zonat me sipërfaqen më të madhe bujqësore në vend. Sipas fermerëve, kjo situatë ka ardhur si pasojë e mungesës së tregut dhe çmimeve nën kosto për prodhimet bujqësore. Margel Agolli nga fshati Orman i Bashkisë Maliq është një nga fermerët potencialë të kësaj fushe. Pasi ka punuar për 25 vite në emigracion, ai vendosi të investojë në kulturat bazë bujqësore, por sot thotë se çmimi i lartë i naftës dhe i imputeve bujqësore ka rritur ndjeshëm koston e prodhimit. “Kam 10 vite, u ktheva të isha i vetëpunësuar. U ktheva nga Greqia. Fatkeqësitë natyrore janë përherë, ne nuk dëmshpërblehemi. Plus çmimet e kultivimit të shtrenjta, nafta, pesticidet. Kostot janë shumë të larta....