Më shumë para në xhep për 13 mijë pensionistë, zbulohen detaje nga nisma e re në Kuvend, ja kush mund të përfitojë
Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvend një nismë ligjore që synon të lehtësojë barrën financiare për pensionistët që zgjedhin të qëndrojnë aktivë në tregun e punës. Projektligji, propozon përjashtimin e përkohshëm të kësaj kategorie nga detyrimi për të paguar kontributet e sigurimeve shoqërore në degën e pensioneve. Sipas relacionit që shoqëron projektligjin, llogaritet se në Shqipëri janë aktualisht rreth 13,000 pensionistë që vazhdojnë të jenë aktivë në procese pune. Nisma argumenton se legjislacioni aktual krijon një “efekt dekurajues” duke i detyruar ata të paguajnë kontribute ndërkohë që tashmë e kanë fituar të drejtën e pensionit. “Ky projektligj synon të adresojë një problematikë të qartë në praktikën ekonomike dhe sociale: dekurajimin e pensionistëve për të vijuar aktivitetin ekonomik për shkak të...
Burimi:
sot.com.al