Mbi 30 vite punë për të blerë një banesë, shteti do të vijojë garantimin e kredisë për mësuesit

Mbi 30 vite punë për të blerë një banesë, shteti do të vijojë garantimin e kredisë për mësuesit

Kryeministri Edi Rama njoftoi së fundmi se do të vijojë programin që shteti të garantojë kredi për blerje banese për policët, mësuesit, mjekët dhe infermierët. Këto skema lehtësuese të kredive me interes zero po trajtohen gjithnjë e më shumë si një instrument i domosdoshëm social, jo thjesht si një lehtësi financiare. Nëse marrim rastin e mësuesve, skema nisi të marrë formë konkrete për arsimin parauniversitar në vitin 2024, kur për mësuesit u miratuan 30 kuota, ndërsa në vitin 2025 ajo u zgjerua ndjeshëm, me 90 kuota vetëm për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, brenda një totalit prej 530 kuotash për administratën publike. Aplikimi bëhet në e-Albania, përzgjedhja kalon përmes sistemit të pikëzimit dhe kushtet janë të qarta: aplikanti nuk duhet të ketë banesë në pronësi,...