Ligji i parë për IA në Shqipëri, vendosen rregulla përdorimin e teknologjive inteligjente, gjoba deri në 150 milionë lekë për bizneset shkelëse të ligjit
Shqipëria po hedh një tjetër hap drejt transformimit digjital. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hartuar projektligjin e parë ‘Për Inteligjencën Artificiale’ që synon të vendosë rregulla të qarta për përdorimin e teknologjive të inteligjencës artificiale në vend. Sipas relacionit projektligji parashikon klasifikimin e sistemeve sipas nivelit të rrezikut, detyrime për kompanitë që i ofrojnë apo i përdorin ato, si dhe krijimin e ambienteve testuese për inovacionin teknologjik. AGJENCIA KOMBËTARE E SHOQËRISË SË INFORMACIONIT “Mungesa e një kuadri të dedikuar ligjor për IA-në krijon pasiguri juridike për operatorët ekonomikë dhe institucionet publike, mungesë standardesh për sigurinë dhe transparencën e sistemeve IA, si dhe rrezik për cenimin e të drejtave themelore dhe të dhënave personale”, thuhet në deklaratën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit....
Burimi:
top-channel.tv