Kush përfiton nga fondi 52 milionë € në bujqësi? Kriteret që skualifikojnë fermerët, afati i aplikimit deri më…

Kush përfiton nga fondi 52 milionë € në bujqësi? Kriteret që skualifikojnë fermerët, afati i aplikimit deri më…

Fermerët kanë nisur nga aplikimet për masat e mbështetjes direkte përmes Skemës Kombëtare në Bujqësi. Por kush përfiton dhe cilat janë kriteret përjashtuese? Referuar udhëzimit të Ministrisë së Bujqësisë, përfitues sipas masave mbështetëse mund të jenë fermerët individualë, personat fizikë, personat juridikë dhe Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB). Fermerët individualë duhet të jenë të pajisur me NIPT-in e fermerit me status aktiv, ndërsa SHBB-të, personat fizikë dhe juridikë të jenë të pajisur me NIPT/NUIS me status aktiv, sipas fushës së veprimtarisë që përfshin aktivitetin për të cilin aplikojnë. Për masat mbështetëse 1-8, përfituesi me status fermer individual duhet të ketë bërë shlyerjen korente të sigurimeve shoqërore. Faturat për masat mbështetëse direkte në përputhje me kriteret përkatëse, duhet të jenë të lëshuara gjatë periudhës 2025-2026. Financimi...