Kufi 30 ditë për pagesat, qeveria vendos kamatëvonesa për bizneset që nuk shlyejnë faturat në afat

Kufi 30 ditë për pagesat, qeveria vendos kamatëvonesa për bizneset që nuk shlyejnë faturat në afat

Bizneset që nuk paguhen në kohë mund të kenë më shumë mbrojtje ligjore. Qeveria ka hedhur për konsultim ndryshimet në ligjin për pagesat e vonuara në transaksionet tregtare, një draft që synon të vendosë rregulla më të forta për kompanitë dhe institucionet publike që vonojnë faturat. Projektligji parashikon që pagesat mes bizneseve, por edhe mes bizneseve dhe institucioneve shtetërore, të kryhen brenda 30 ditëve. Vetëm në raste të veçanta afati mund të zgjatet deri në 60 ditë. “Një iniciativë e mirë e ndërmarrë nga qeveria pasi formalizon edhe problemet që hasen ndërmjet bizneseve, por nga ana tjetër për bizneset duhet bërë më shumë. Mos të harrojmë situatën aktuale në të cilën ndodhen bizneset, të cilat me vështirësi arrijnë të mbajnë aktivitetin e tyre hapur. Ky...