Kredi me 2% interes për bujqësinë dhe biznesin e vogël, qeveria miraton garancinë e re sovrane

Kredi me 2% interes për bujqësinë dhe biznesin e vogël, qeveria miraton garancinë e re sovrane

Këshilli i Ministrave ka miratuar një skemë të re të garancisë shtetërore me vlerë totale 5 miliardë lekë, e cila synon të lehtësojë ndjeshëm qasjen në financim për fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM). Përmes vendimit më të fundit, të publikuar të martën edhe në Fletoren Zyrtare, qeveria ka përcaktuar rregullat sipas të cilave shteti do të marrë përsipër të garantojë 70% të vlerës së kredisë për bizneset që aplikojnë pranë bankave të nivelit të dytë, duke ulur kështu rrezikun bankar dhe kostot e financimit. Ndarja e fondit dhe sektorët përfitues Sipas marrëveshjes tip të miratuar, fondi do të ndahet në dy shtylla kryesore për të siguruar mbështetje të balancuar në ekonomi. Së paku 1.5 miliardë lekë janë të rezervuara ekskluzivisht...