Kompensimi për fëmijët nga DIVA/ Tatimet nisin disbursimin, e drejta e përfitimit nuk humbet për 5 vite
Rreth 3 mijë e 100 individë kanë përfituar kompensim pasi plotësuan Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA 2025) dhe rezultuan me tepricë kreditore apo tatim të mbipaguar. Administrata Tatimore ka nisur pagesat e tatimit të mbipaguar për individët deklarues të DIVA 2025 dhe vlera totale që do të rimbursohet është 52,8 milione lekë. Kompesim përfitojnë si individët që kanë fëmijë dhe ata që nuk kanë por rezultojnë me tepricë kreditore. Qytetarët që ende nuk kanë aplikuar duhet të plotësojnë të dhënat me numrin e llogarisë bankare një kërkesë online në sistemin e-Filing, të ngarkohen dokumentet justifikuese përfshirë certifikatën familjare si dhe faturat e shpenzimeve arsimore të fëmijëve për ata prindër që kanë të ardhurat vjetore nën 1.2 mln lekë në vit. E drejta për...
Burimi:
javanews.al