Kompanitë e naftës do të hedhin në gjyq qeverinë: Duam kompensim për llogaritje të gabuar të çmimit
Kompanitë e naftës kanë paralajmëruar qeverinë se do ta hedhin në gjyq dhe do të kërkojnë dëmshpërblim për llogaritjen nën kosto të çmimit të naftës. Që nga 26 marsi, qeveria riaktivizoi Bordin e Transparencës për Hidrokarburet, që llogarit çmimet në bazë të formulës të miratuar që në krizën e vitit 2022, kur nafta u shtrenjtua pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës. Që nga riaktivizimi në fund të marsit të këtij viti deri në 28 maj, Bordi ka ndërhyrë rreth 30 herë në treg, shpesh edhe tre ditë radhazi (shiko graf në fund). Që në fillim, operatorët u ankuan se përllogaritja bëhet në bazë të çmimit FOB (Free on Board), që nuk merr në konsideratë transportin dhe sigurimin, dhe jo të çmimit CIF, që përfshin transport...
Burimi:
kohajone.com