IPARD II dhe mbështetja e iniciativës, Rama promovon agroturizmin, “N’Kanu” në fshatin Perlat të Mirditës

IPARD II dhe mbështetja e iniciativës, Rama promovon agroturizmin, “N’Kanu” në fshatin Perlat të Mirditës

Kryeministri Edi Rama, përmes një publikimi në rrjetet sociale, ka sjellë në vëmendje një histori suksesi që mishëron kthimin te rrënjët, fuqinë e sipërmarrjes dhe potencialin e zhvillimit të turizmit rural në Shqipëri. Në qendër të këtij rrëfimi është agroturizmi “N’Kanu”, në fshatin Perlat të Mirditës, një shembull se si vizioni, përkushtimi dhe mbështetja institucionale mund të shndërrojnë një iniciativë familjare në një destinacion të mirëfilltë mikpritjeje. “Pas viteve të emigrimit, Ermal Dukaj vendosi të kthehej në vendlindje për të investuar në tokën dhe trashëgiminë familjare, duke i dhënë një dimension të ri një bujtine e cila i ka fillesat që në vitin 1997. Me mbështetjen e Programit IPARD II, ai zgjeroi kapacitetet akomoduese dhe e shndërroi “N’Kanu” në një destinacion mikpritës për vizitorët vendas...